Një qytetar amerikan ka vdekur nga coronavirusi në Kinë, ka konfirmuar qeveria amerikane.
Shtetasi amerikan ndërroi jetë të enjten nga virusi në Wuhan – epiqendra e shpërthimit të virusit vdekjeprurës.
Zyrtarët nuk e kanë treguar emrin ose gjininë e viktimës 60-vjeçar, i cili është shtetas i parë amerikan që vdiq nga kjo epidemi, transmeton Telegrafi.
Ambasada e SHBA-së në Pekin lëshoi një deklaratë të shtunën në mëngjes, ku shkruhej: “Ne i ofrojmë ngushëllime tona të sinqerta familjes për humbjen e tyre. “Duke mos respektuar privatësinë e familjes, ne nuk kemi asnjë koment tjetër”.
Ndërsa në mëngjes të shtunën në kohën e SHBA-së, coronavirusi – i cili ka shkaktuar alarmin global – ka infektuar më shumë se 34.500 njerëz dhe ka vrarë më shumë se 700 të tjerë.
Numri i viktimave ka tejkaluar numrin e vdekjeve nga shpërthimi i SARS në vitin 2003, sipas Al-Jazeera.