Vizita është anuluar për shkak të mjegullës që pamundësoi fluturimin nga Podgorica
Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka konfirmuar se është anuluar vizita e Markoviqit.
Markoviq, sipas agjendës së publikuar dje, ka pasur të arrijë në Prishtinë sot në orën 08:00.
Nuk dihet se kur do të zhvillohet vizita e Markoviqit, e cila ishte paraparë për sot.