Driton Kuka ndihet krenar me medaljet e fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në Grand Slamin e Parisit: Kosova mbi të gjitha

Driton Kuka ndihet krenar me medaljet e fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në Grand Slamin e Parisit: Kosova mbi të gjitha

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur të fitojnë medaljen në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës dhe kjo e ka bërë krenar trajnerin e tyre, Driton Kuka.

Sot (e shtunë) kanë filluar garat e xhudos në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Edhe në këtë Grand Slam si në çdo garë tjetër të xhudos, sportistët nga Kosova kanë korrur sukses.

E para është Distria Krasniqi, e cila ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova fitoi të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Këto fitore e kanë bërë shumë krenar trajnerin e tyre dhe të Kosovës, Driton Kuka, i cili ka reaguar me anë të rrjeteve sociale.

“Po po Parisi prapë po merr frymë shqip!. Distria e artë para 20 mijë shikuesve në Paris Bercy!. Grand Slami i Parisit për të 6 herë po flet shqip me medalje të arta… Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar Kuka në Facebook pas triumfit të Distrias.

Krenar me fitoren e ka bërë edhe Nora Gjakova, e cila triumfoi për herë të parë në Grand Slamin e Parisit.

“Nora e bronztë! Medalja e saj e parë në Paris!. Sa krenar jam me nxënësit e mi dhe atë aty në zemër të Francës!. Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar ai pas fitores së Norës.