Shkrimtari Avni Shaqiri nga fshati Geraj në profilin e tij në facebook postoi disa vargje.

Shkrimtari Avni Shaqiri nga fshati Geraj ku ka disa shkrime dhe libra të tij mbrëm në profilin e tij në facebook ka postuar një poezi.

Shkrimtari Avni Shaqiri nga fshati Geraj, ku ka disa shkrime dhe libra të tij mbrëm në profilin e tij në facebook ka postuar një poezi shumë të këndhsme ''Gjeraqina e Gjeraku''.

Gjeraqina e Gjeraku

Pyet gjeraqina
Gjerakun aty prane
Pse punet tona
Ashtu lluge jane

Gjeraku ngushtohet
Cfare asaj t’i thote
Do te behet mire
Mos u lodh kote

Por gjeraqina
Disi nuk pajtohet
Me te tilla lajka
Ajo nuk mashtohet

Do te behet mire
I thot prap gjeraku
Se ende nga lufta
S’na eshte thare gjaku

A pak hoqem ne,
Cka nuk perjetuam
Nga tonat pesime
Ende s’u mesuam

Secili i pare
Deshiron te jete
Sketerre do na bejne
Keshtu tonen jete

Gjersa per para
Shitet edhe gjaku
Veshtire do e kemi
Pergjigjet gjeraku

Kur punet tona
I bejme me inate
Rruga e lirise
Do jete me e gjate

Gjersa dergojme ujin
Ne mulli te huaj
Populli yne i mire
Ende do te vuaj

Para se t’shpetojme
Nga me e keqja
Duhet te clirohemi
S’pari nga vetvetja

Aty ku te gjithe
Shtiren te ditur
Per lirine tone
Ende duhet pritur

Aty ku laiku
Shet mencuri
Dreq i mallkuar
Vjen me krushqi

Aty ku shpiuni
Sadopak besohet
Drite e lirise
Keq do verbohet

Kur gjak i prishur
Ulet te oxhaku
Te mira mos prit
Ofshau gjeraku!

Prof.Avni Shaqiri-Geraj
05.shkurt.2018.