Duke e parë situatën Politike në Komunën e Preshevës, si dhe duke u mirëinformuar për premtimet e Kryetarit aktual, unë si Studente në Colorado të Amerikës, me prejardhje nga Lugina e Preshevës, ndihem e fyer se sot kush po e Viziton Amerikën, ndihem e zhgënjyer se si një Kryetar si Shqiprim Arifi i ka gënjyer bashkombasit e mi në Luginën e Preshevës.
Në vend të Fotove e në vend të Karrierizmit rruga e drejt kishte me qenë që rruga të cilën u'a ke premtuar qytetarëve të Preshevës, Depolitizimin, Korrupsionin si dhe investimet e huaja ku edhe në emër të tyre i fitove zgjedhjet!
Ndihem e zhgënjyer që një kryetar si ti i shkel parimet, shkel mbi çdo qytetarë të Komunës së Preshevës, pasuroheni në korriz të atyre qytetarëve që me shumë mundi e sakrific mundohen ta sigurojnë kafshatën e gojës.
Ndërsa ju Darkoni e Drekoni në emër të tyre, fakturoni faktura enorme, pasuroheni e bredhni rrugëve të Amerikës sa për një foto, sa për kfillje të imazhit, po unë po u'a përcjell një mesazh bashkombasve të mi " Karrieristat e Fotomodelat" janë aktor, aktor që nuk kanë parime por e provojnë, e provojnë e pasurohen në Korriz të qytetarëve.
Me respekt Anduena Hyseni Colorado, USA
11.02.2020