Për shkak të situatës epidemiologjike me gripin sezonal, pushimet shkollore në tërë Serbinë janë vazhduar deri të hënën më 24 shkurt.
Ministri i Arsimit Mladen Šarčević theksoi se vendimi është marrë pas konsultimit me Institutin e Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët kanë rekomanduar zgjatjen e pushimit të dimrit për të zvogëluar përhapjen e virusit të gripit.
Gjysëmvjetori i dytë në Republikën e Serbisë ishte planifikuar të fillojë më 18 shkurt.
Për të parandaluar përhapjen e gripit në popullatën e fëmijëve dhe të rinjve, duke marrë parasysh të dhënat aktuale epidemiologjike të autoriteteve, organeve dhe shërbimeve kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik ka vendosur zgjatjen e pushimeve dimërore në shkollat fillore dhe të rregullta në Republikën e Serbisë.