Drejtori i Liverpoolit: Largimi i Coutinhos i shërbeu skuadrës, e cila më pas nuk humbte

Drejtori i Liverpoolit: Largimi i Coutinhos i shërbeu skuadrës, e cila më pas nuk humbte

Drejtori ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore, ka treguar se si largimi i Philippe Coutinhos drejt Barcelonës i shërbeu klubit anglez.

Braziliani ishte shitur te katalunasit për 160 milionë euro në janar të vitit 2018, ndërsa pas shkuarjes së tij, Redsat arritën në dy finale të Ligës së Kampionëve, njërën prej të cilave e fituan.

“Kur u largua Philippe Coutinho ndodhi një ndryshim, jo vetëm në strukturën e skuadrës, por edhe në mënyrën se si luanim futboll”.


“Nëse ju kujtohet kur ai u largua para dy vitesh, atëherë ndodhi një ndryshim komplet i stilit të lojës dhe ne thuajse nuk humbën asnjë ndeshje për të sjellë baraspeshën e sezonit”

“Kjo nuk do të thotë se kam mungesë respekti për Philippe, por ai kishte tjetër stil të lojës… Paratë erdhën dhe me paratë që i morëm nga Barcelona e blemë Alisson Beckerin”, ka deklaruar Moore për The Mirror. /