Vuçiq pritet të takohet sonte me Grenellin në Munih

Vuçiq pritet të takohet sonte me Grenellin në Munih

Presidenti  serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sonte në Munih me të dërguarin  special të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, ambasadorin Richard  Grenell.

Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve të saj.

Në prag të udhëtimit të tij në Gjermani ku do të marrë pjesë në  Konferencën e 56-të të Sigurisë së Munihut, Vuçiq njoftoi një takim me  diplomatin amerikan, si dhe mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje  për krijimin e trafikut hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës, nëse  sipas tij të gjitha detajet e asaj nisme dhe dokumenti përkatës.

Për Gjermani ka udhëtuar tashmë homologu kosovar i Vuçiqit, Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosovës në kuadër të kësaj konference do të ketë  takime me zyrtarë të lartë në mesin e të cilëve do të jetë edhe takimi  me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump për dialogun  Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Pjesë e konferencës së Munihut do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.