Banka Botërore vazhdon mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

Banka Botërore vazhdon mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

Ministri Mustafa, e ka njoftuar delegacionin e Bankës Botërore për  objektivat dhe prioritetet e ministrisë për këtë vit, të cilat theksoi  se kanë për qëllim fuqizimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend.

Me këtë rast, ministri ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e  bashkëpunimit me BB-në për realizmin e projekteve konkrete në bujqësi  dhe njëkohësisht ka falënderuar ata për mbështetjen që kanë dhënë deri  më tash në sektorin e bujqësisë

Nga ana tjetër, menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi  zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe  rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejmë të  sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë, transmeton Klan  Kosova.