Nën kryetari i PD-së me përfaqësuesit e Unionit Kombëtar të Agrobiznesit vizituan PDSH-në në Preshevë

Nën kryetari i PD-së me përfaqësuesit e Unionit Kombëtar të Agrobiznesit vizituan PDSH-në në Preshevë

Një delegacion nga Republika e Shqipërisë në krye me ish deputetin dhe nën kryetarin e PD-së z.Jemin Gjana, po qëndrojnë në një vizitë dy ditore në Luginë të Preshevës, ku gjatë ditës së sotshme kanë qëndruar në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare ku i priti kryetari i saj z.Ragmi Mustafa.

z.Mustafa në takimin me ish deputetin e PD-së dhe përfaqësuesit e Unionit Kombëtar të Agrobiznesit i ka njoftuar për problematikat që i hasin qytetarët në komunë të Preshevës.

Ky delegacion vizitën do ta vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme ku në agjendën e tyre kanë edhe vizitë të disa kompanive prodhuese që veprojnë në komunën e Preshevës.