• E mërkurë / Sep-23 23:25
  • Kontakt

Vuçiq pas takimit me Grenell: Amerikanët po kërkojnë që taksa të hiqet menjëherë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar pasditen e sotme me Richard Grenell, të Dërguarin Special të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas këtij takimi, Vuçiq, ka thënë se amerikanët po këmbëngulin që Kosova ta heq taksën e vendosur ndaj Serbisë, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka thënë se dialogu me Kosovën nuk është aspak i lehtë për Serbinë.

“Ëtshtë me shumë e rëndësishme që amerikanët janë të vendosur dhe insistojnë në heqjen e taksës në mënyrë urgjente dhe të vazhdojnë bisedimet midis nesh dhe Prishtinës”, theksoi Vuçiq pas këtij takimi.

Takimi mes Vuçiqit dhe Grenellit u mbajt në Mynih të Gjermanisë, ku nesër fillojnë punimet e Konferencës për Siguri, ku edhe Kosova do të marrë pjesë dhe do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Albin Kurti.