Thaçi nga Mynihu: Kosova ndjehet e tradhtuar nga BE-ja

Thaçi nga Mynihu: Kosova ndjehet e tradhtuar nga BE-ja

Presidenti Hashim Thaçi ka ripërsëritur zhgënjimin e tij me BE-në për mosheqjen e vizave.

Nga Mynihu, vendi ku sot u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat dhe autostradat, Thaçi ka thënë se Kosova është e dëshpëruar dhe ndjehet e tradhtuar mes mos liberalizimin e vizave.

Ka thënë po ashtu se shpreson që BE-ja ta korrigjojë këtë gabim sipas tij strategjik dhe të marrë shpejtë një vendim lidhur me këtë çështje.

“Natyrisht se të gjithë janë këtu, ata që duhet të jenë. Ne do të fokusohemi për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-të. Roli i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm. BE duke mos marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën është duke bërë një gabim strategjik dhe Kosova ndihet shumë e zhgënjyer, dëshpëruar dhe tradhtuar nga BE. Dua të shpresoj që Borrell të bëj lëvizjen e duhur dhe të marrë këtë vendim”, ka thënë Thaçi për REL.

Kujtojmë se sot në Mynih, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të presidentit Trump, Richard Grenell, është nënshkruar marrëveshja Kosovë-Serbi për hekurudhat dhe autostradat.

Në lidhje me këtë çështje nuk ka reaguar ende dikush nga Qeveria Kurti.