Një delegacioi nga Republika e Shqipërisë gjatë ditës së djeshme dhe sot kanë qëndruar për vizitë në Luginë te Preshevës, ky delegacion përbëhej prej : Jemin Gjana, deputet i Partisë Demokratike në gjashtë legjislatura të Kuvendin të Shqipërisë nga viti 1992 dhe në vazhdim, ish ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
Enver Ferizaj, kryetar i Unionit Kombëtar të Agrobiznesit Shqiptar dhe Selim Istrefi, Biznesmen dhe zv. Kryetar i Unionit Kombëtar të Agrobiznesit Shqiptar.
Ky delegacion nga Republika e Shqipërisë gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare ku i priti kryetari i saj z.Ragmi Mustafa.
z.Mustafa në takimin me ish deputetin e PD-së dhe përfaqësuesit e Unionit Kombëtar të Agrobiznesit i ka njoftuar për problematikat që i hasin qytetarët në komunë të Preshevës. E të pranishmit theksuan se njohin të gjitha përpjekjet, kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe mbështesin fuqishëm synimet dhe pritjet që kemi në proceset e ardhshme!
Delegacioni gjatë qëndrimit të tyre në Luginë të Preshevës, vizituan edhe një numër të konsiderueshëm të bizneseve dhe prodhuesve në Preshevë si : Fabrikën e pijeve joalkoolike Fluidi, kompaninë prodhuese të materialeve ndërtimore WES Lime dhe fabrikën Alpi Group.
Vizite kjo me qëllim të njohjes nga afër me të arriturat e tyre dhe mundësisë së bashkëpunimit me bizneset nga Republika e Shqipërisë.
Jemin Gjana sëbashku me delegacionin e tij vizitën e vazhdoi edhe në partinë per veprim demokratik, ku u takua me kryetaren e degës Ardita Sinani. Delegacioni nga Shqipëria u njoftua nga kryetarja Sinani me gjendjen reale me të cilën përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, theks të veçantë në këtë takim kishte sfera e zhvillimit ekonomik, e veçanërisht problemet me të cilat përballen ndërmarrësit e Luginës në plasimin e produkteve të tyre.
Pjesë e agjendes së delgacionit nga Shqiperia ishte vizita dhe intervista e Jemin Gjanës në Radio Telelvizionin Aldi.
Vizitë pati edhe në komunën e Bujanocit,respektivisht në këshillin kombëtar shqipëtar ku u priten nga kryetari këtij këshillii Ragmi Mustafa.Z.Mustafa i njoftoi me problematikat e shqipëtarëve në Luginë të Preshevës. Si dhe mbetet me shpresë se zyrtarët e Shqipërisë ta vizitojnë më shpesh Luginën e Preshevës,dhe të njoftohen më afër rreth problematikave që hasin shqipëtarët e kësaj treve.
E sigurisht delegacioni nga Shqipëria viziten e tyre nuk mund ta mbyllnin pa bërë homazhe tek vendi I lapidarit ,I vendosur në qendër të Preshevës.