Shehu: Po dhunimi i Xhamise se Re duke e kthyer ne nje plasdarme policore e sulmesh ndaj qytetareve, me urdher e leje te kujt u be

Shehu: Po dhunimi i Xhamise se Re duke e kthyer ne nje plasdarme policore e sulmesh ndaj qytetareve, me urdher e leje te kujt u be

Po dhunimi i Xhamise se Re duke e kthyer ne nje plasdarme policore e sulmesh ndaj qytetareve, me urdher e leje te kujt u be, ne baze te ciles se drejte??!!

Kjo eshte nje pyetje per Ministrin Lleshaj, qe mu kujtua duke degjuar “justifikimet” e tij keto dite per cfare ndodhi gjate protestave te opozites:

1-Mbi origjinen e gazit te perdorur barbarisht kunder popullesise, kur ne fakt aty kemi te bejme edhe me demtim te maredhenieve Kosove-Sheqiperi, shkelje te te drejtes nderkombetare per transferimin e te tilla lendeve, etj.

2-Apo akuzat e tij ndaj opozites si pergjegjese te demtimit te qytetareve, se ajo paska vendosur gra e femije ne krye te protestave, gje qe e kishte “frenuar” policine ne reagimin e saj!!!

Pra ishte programuar te reagohej me fort pranon ai, vecse te barazohej me Asadin e gazit ne Siri!!

Por nuk e di nese Asadi arriti deri sa te “pushtoje” dhe Xhamite, qe do te ishte nje ngjarje e pa shembellte edhe per ato vende diktatoriale, por qe ndodhi te ne.

Ndersa per nje bote demokratike dicka e tille eshte e pa imagjinueshme, institucionet fetare nuk mund te komprometohen e as te keqperdoren nga pushtetet arrogante, apo prej panikut te tyre perballe reaksionit popullor kur “trashin zullumin”, sic u veprua ne Tirane me koshience!

Prandaj krahas zbardhjes se origjines se gazit, perdorimit eksesiv ti tij e te dhunes, jane dhe shume shkelje te tjera te renda te ligjit e parimeve ato dite ne dem te qytetareve e institucioneve, sic eshte dhe dhunimi e keqperdorimi i objekteve te kultit pikerisht kunder protestuesve nga forcat e rendit, gje per te cilen urdheruesit, miratuesit e zbatuesit duhet te mbajne pergjegjesi.