Komunikatë nga OVL-UÇPMB me rastin e pavarsisë së Kosovës

Komunikatë nga OVL-UÇPMB me rastin e pavarsisë së Kosovës

KOMUNIKATË. 

17 shkurti i vitit 2008 do të mbetet një datë e rëndësishme në historinë e shqiptarëve. Në këtë ditë është shpallur pavarësia e shtetit të Kosovës. Përpjekja shekullore e shqiptarëve jo vetëm të Kosovës është kurorizuar me sukses pasi është realizuar vullneti dhe sakrifica e shumë dëshmorëve, patriotëve atdhetarëve, veprimtarëve të çështjes kombëtare për jetësimin e ëndrrës së çdo shqiptari për liri dhe pavarësi të shtetit të Kosovës.

Lufta e drejtë e UÇK - së në krye me komandantin legjendarë Adem Jasharin dhe intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare solli largimin e Serbisë nga Kosova dhe i dha mundësinë popullit shqiptarë që ta ushtroj sovranitetin shtetërorë në kufijt e vet.  Pavarësisht kësaj arritje historike shqiptarët e Kosovës Lindore mbeten jashtë kufijve administrativ të Kosovës. Qeveritë, pushtetet ndryshohen sipas vullnetit te popullit.

Kosova është e obliguar moralisht, kombëtarisht të mendoj për shqiptarët e Kosovës Lindore.  Organizata e Veteranëve të luftës së UÇPMB - së në përvjetorin e dymbëdhjet solemn të pavarësisë së shtetit të Kosovës i kërkon nga autoritet politike të Kosovës që në bisedinet përfundimtare të marrëveshjes Prishtinë - Beograd, të merret parasysh edhe statusi politik i pazgjidhur i shqiptarëve autokton të Kosovës Lindore me të drejt bashkangjitje me Kosovën.

Shqiptarët e këtyre trojeve kanë dhënë dëshmorë për këtë ideal, i kanë mbështetur të gjitha proceset e rëndësishme kombëtare, territorialisht, etnikisht, i kanë ndarë fatet e njëjta me shqiptarët etnik të Kosovës. Prandaj është e drejt e tyre natyrale, nuk kërkojmë të huajën, nuk duam mëshirë, kërkojmë ate që natyrshëm na takon bashkimin kombëtarë. E drejta historike, kombëtare, morale qëndron me shqiptarët.  Urime 12 vjetori i shtetit të pavarur të Kosovës. Shpresojmë që përvjetoret e ardhshëm do t' i festojmë bashkarisht në një shtet me shqiptarët e Kosovës.  

16. 02. 2020 Preshevë

Kryetar i OVL UÇPMB - së 

Nazmi Hajredini.