Subjekti me më shumë mandate është Alternativa për Ndryshim në krye me z.Shqiprim Arifin i cili sot nënshkruajti marrëveshje koalicioni me grupin e qytetarëve LR-PDSH-së, ku bartës i listës është z.Sami Salihu.
Kjo marrëveshje u nënshkruajt në sallën e Kuvendit Komunal dhe gjatë kësaj marrëveshje ishin prezent edhe disa këshilltarë nga këto subjekte.
Kryetari i APN-së z.Arifi me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes tha se bashkimi i këtyre dy subjekteve politike për të qeverisur komunën e Preshevës është bërë për të mirën e vendit duke pasur parasysh që nga ky moment kanë nisur një rrugëtim të përbashkët me subjektin e lartëpërmendur.
Ndërsa kryetari i Lëvizjes për Reforma z.Salihu ceki se kjo ditë është e veçantë mbasë zgjedhjeve të parakohshme të 24 dhjetorit dhe se ndërtimi i një koalicioni janë të përfshirë pjesa më e madhe e të rinjëve ka arritur pë të pasur një qeverisje më stabile në të mirë të vendit dhe të gjithë qytetarëve.
Me nënshkrimin e dy partnerëve të koalicionit ditëve në vazhdim parashihet edhe partneri i tretë ku në bisedime janë edhe me Listën Serbe.