Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka folur pas përmbylljes së punimeve të Konferencës së Sigurisë në Munih.
Ka përfunduar Konferenca e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, ku edhe Kosova ishte pjesëmarrëse.
Për përfundimit të kësaj konference, ambasadori amerikan në Gjermani, i cili është edhe i dërguari special i presidentit, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se në këtë konferencë, ka pasur mjaft takime me krerë të ndryshëm shtetëror.
Por, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter, Grenell, ka shkruar se u dëshmuar që Amerika është shteti më i madh në botë, shkruan lajmi.net.
“Sapo përfundova katër ditë me takime ndërkombëtare të pafundme në Konferencën e Sigurisë në Munih dhe pas kësaj kam vetëm një mendim: Amerika është shteti më i madh në botë”, ka shkruar Grenell.
Duhet theksuar në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje, atë për hekurudhat dhe autostradat.