Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa uron pavarsinë e Kosovës

Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa uron pavarsinë e Kosovës

Sot Republika e Kosovës mbush 12 vjet nga shpallja e pavarësisë para botës e më se 21 vjet nga çlirimi i vuajtjeve të shkaktuara nga okupimi dhe lufta.

Urime Kosovë, Gëzuar Republikën

Shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin aty, në radhët e para në të gjitha fazat e çlirimit e shtetformimit.

Republika e Kosovës duhet të përfshijë zyrtarisht Luginën e Preshevës në qasjen e saj për dialogun me Serbinë, si kërkesë të parashtruar nga realiteti e historia e përbashkët.

Pas mungesës të çështjes së Luginës së Preshevës në Rambuje, në Vjenë dhe në dialogun « teknik » të Brukselit, nuk ka dyshim se Lugina duhet të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vullnetin politik të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me kërkesat e të zgjedhurve të tyre të shprehura në platformat e deklaratat e tyre politike, që nga Referendumi i vitit 1992 e deri në Deklaratën Politike të vitit 2018.

Fakt është se kemi dështuar të ndërtojmë një model shoqëror, i cili, bazuar në përvojën unike të zhvillimeve historike, plotëson aspiratat politike. Por, duhet pranuar që nga momenti kur e detyron njeriun të jetë diçka tjetër përveç vetvetes, mbijetesa është një falimentim human.

Andaj, inkurajojmë Qeverinë e re, përbërjen e re të Kuvendit dhe Presidencën e Republikës së Kosovës që ta bëjnë