Kurti: Të gjithë kemi mospajtime dhe dallime, por si qeveri është koha të marrim vendime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës edhe me anë të një video mesazhi në Facebook.

Kurti ka deklaruar se Kosova sot është një hap prapa popullit të vet.

“Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne të gjithë kemi mospajtimet dhe dallimet, por, si qeveri është koha që të marrim vendime”, thotë Kurti, teksa shprehet se do të ketë një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve.

“Potenciali ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deritanishme, tani do të kemi një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve tanë, të rinjtë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se sa këtu. Kjo sigurisht se është e dhimbshme, por, është edhe shpresë dhënëse”, ka thënë Kurti, teksa ka uruar qytetarët për pavarësi.

Ai ka thënë se së bashku duhet që të punohet për zhvillim ekonomik, rend dhe ligj, arsim dhe shëndetësi, politika sociale, politikë të jashtme, integrim evropian, infrastrukturë dhe energji, kulturë dhe sport.