Rama: Do të doja që flamuri shqiptar të ngritej dhe t’a zëvendësojë atë britanik në BE

Rama: Do të doja që flamuri shqiptar të ngritej dhe t’a zëvendësojë atë britanik në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e donatorëve për Shqipërinë, ku i falënderoi në gjuhë të ndryshme vendet që iu kanë përgjigjur vendit tonë pas tërmetit të 26 nëntorit, përmendi edhe largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Në fjalën e tij gjatë kësaj konference, Rama zgjodhi të fliste për largimin e Britanisë së Madhe nga BE, duke thënë se do të donte ta shihte flamurin e Shqipërisë duke u ngritur në vend të atij britanik.

“Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së Komisionit Eropian, po ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimëkëmbeni, nga goditja e pamëshirme që na goditi. Na treguat prej momentit të parë, frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë, për të çuar para paqen e prosperitetin”.

“Ju patët vetë tërmetin tuaj me Brexit, dhe isha kaq i trishtë, dhe sa çudi ishte unë nga një vend i vogël, kërkojmë të hyjmë në BE, ndërsa Britania një vend i madh del jashtë. Do isha i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej të zëvendësojë flamurin britanik, por nuk do ta bëj këtë. Sic ndodh një këngë e John Lenon  ‘Jeta të ndodh’, ndërsa bën plane të tjera. në fakt ishim të zënë me plane, por toka u trondit e prej atij momenti gjithçka është përqendruar te ai moment. Ndjehem kaq mirë të zbulonim se nuk ishim të vetëm, kishim kaq shumë miq, që ishin me ne për të shpëtuar jetë, për të vlerësuar dëme e tashmë në përpjekje për të ndërtuar shtigje të reja. Faleminderit miq nga Turqia, nga SHBA, miq në Azi të gatshëm të ndihmoni në këtë konference.” u shpreh Rama.