Thaçi thotë se bazamenti i Ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri

Thaçi thotë se bazamenti i Ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu ka drejtuar ushtarëve të FSK-së në 12-vjetorin e pavarësisë.

Thaçi është shprehur se ndihet i privilegjuar dhe i bekuar që në këtë ditë historike ndodhet para ushtarëve.

“Për të ardhur deri në këtë ditë që Kosova të ketë ushtrinë e vet është dashur shumë mund dhe luftë, përpjekje durim e përgatitje sistematike, partneritet me miqt tanë ndërkombëtarë mbi të gjitha me Shtetet e Bashkuara. Një ndër të arriturat e pasluftës ishte procesi i tupave mbrojtëse të Kosovës, kjo forcë pas shpalljes së pavarësisë u shëndrrua në Forcë të Sigurisë dhe brenda 10 vjetësh u transformua në Ushtri të Kosovës”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se FSK është rritur në vitet e lirisë dhe pavarësisë.

“Bazamenti i Ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri, janë dëshmorët, invalidët, veteranët, kontributi diasporës, është sakrifica e gjithë qytetarëve të Kosovës. Edhe sot si gjithnjë shprehim falënderimin tonë për të gjithë ata që mbështetën Kosovën në përiudhën e tranzicionit dhe shtet ndërtimit”, është shprehur presidenti.