Djuric: Ata që menduan se Serbia do t’i ndalë luftimet më 17 shkurt 2008, u mashtruan

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Djuric, ka thënë se Serbia nuk u ndalë as më 17 shkurt 2008

Ai ka thënë se ky vend do të vazhdojë të luftojë për Kosovën edhe në të ardhmen.

“Serbia nuk është dorëzuar dhe do të vazhdojë të luftojë në të ardhmen. Ata që menduan se Serbia do t’i ndalte luftimet më 17 shkurt 2008, u mashtruan”, tha Djuric.

Sipas tij, Serbia ka ndikur që Kosovës t’i heqen rreth 18 njohje, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

“Ne kemi tërhequr 18 njohje dhe pranimi i shtetit të vetëshpallur të Kosovës si anëtar i plotë në 12 organizata ndërkombëtare është ndaluar”, tha Djuric.

Kujtojmë se Kosova sot shënon 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.