“A po na mbron a po na shkelë?”, në Prishtinë protestohet kundër avokatit Tomë Gashi

“A po na mbron a po na shkelë?”, në Prishtinë protestohet kundër avokatit Tomë Gashi

Një video e publikuar në media ku shihet avokati i njohur, Tomë Gashi duke i shqelmuar paratë e mbledhura nga një lypës në Prishtinë, ka shkaktuar reagim të madh tek opinioni publik. Për këtë arsye, në Prishtinë sot është mbajtur një protestë simbolike lidhur me këtë rast, shkruan lajmi.net. Protestuesit në duar mbajtën pankarta me mbishkrime “a po na mbron a po na shkelë”, si dhe “shkelmo privilegjin, jo të pambrojturin”. Gashi, pas ngjarjes kishte thënë se me veprimin e tij kishte kryer rolin e inspekcionit në Prishtinë. Në statusin e tij menjëherë pas publikimit të videos, kishte thënë se persona të tillë që dalin në rrugë dhe kërkojnë lëmoshë “kanë shefa me mercedesa”.