Alarmon Ridvan Berisha: Besnik Bislimi ka filluar spastrimet në RTK, e quan njeri me mendësi gjysmë bolshevike

Alarmon Ridvan Berisha: Besnik Bislimi ka filluar spastrimet në RTK, e quan njeri me mendësi gjysmë bolshevike

Kryeredaktori i RTK 3, Ridvan Berisha ka thënë se ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka një skenar për spastrimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Madje Berisha e quan ministrin Bislimi kapitalist dhe me mendësi gjysmë bolshevike që do të kaploj RTK me njerëzit e vet.

“Në listë është edhe RTK, e kanë në skenar kapitalisti Besnik Bislimi besoj që kujdeset bashkë me ekipin e vet të mendësi gjysmë bolshevike për të kapluar njerëzit e vet këtu”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, dje gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti, ka shkarkuar zyrtarët shtetërorë, të cilët kanë qenë pjesë e ministrive të ndryshme në vend.