Në Twitter mund ta bllokoni edhe një fjalë të vetme, nëse nuk dëshironi ta shihni më

Në Twitter mund ta bllokoni edhe një fjalë të vetme, nëse nuk dëshironi ta shihni më

Deri më tani, është ditur se Twitter iu mundëson përdoruesve, që të bllokojnë llogaritë, apo bisedat që nuk janë në interesin e tyre.

Mund të bllokohen edhe tema të caktuara, për të cilët përdoruesit nuk kanë interesim, apo edhe iu ngjallin neveri.

Por, tani është përhapur edhe një video, që tregon për këtë mundësi, që ka mundur të jetë ofruar edhe më parë nga ky rrjet social.

Twitteri mundëson që të bllokohet edhe një fjalë e vetme, nëse nuk dëshironi ta shihni më, madje me shumë lehtësi.

Vetëm duhet ta selektoni fjalën e padëshiruar dhe ta mbani më gjatë, derisa del një shirit, ku duhet të zgjidhni opsionin ‘mute’.

Më pas, do të dërgoheni në një faqe tjetër, ku fjalën e padëshiruar mund ta ndaloni së shfaquri për 24 orë, shtatë ditë, 30 ditë apo përgjithmonë.

Kur të keni vendosur, se nuk iu pengon më ajo fjalë, ap fjalë të tjera që i keni bllokuar, mund të ktheheni në të njëjtën faqe dhe të zhbllokoni ato, duke mundësuar që t’ju shfaqen materiale që e kanë atë përmbajtje.