Kryetari i Pdsh-së z.Ragmi Mustafa mbajti një konferencë për media, ku në këtë konferencë shprehu pakënaqësinë me arritjen e koalicionit të dy subjekteve dhe pranimi i subjektit të tretë me Listën Serbe.
Gjatë konferencës së tij z.Mustafa tha se në asnjë mënyrë nuk duhet bashkuar me listën serbe të Aleksandër Vuçiqit ''Për Sërbin unike''.
Ai gjithashtu i bëri thirrje publike grupit të qytetarëve LR-PDSH-së për tu bashkuar në bërthamën e tyre ku dhe prej aty kanë rrjedhur dhe për të mos i'u bashkangjitur fatëkeqësisë duke qenë pjesë e mashtrimit përkatësisht mos të bashkohen me kryemashtruesin.
Ndërsa gjatë konferencës së tij z.Mustafa gjithashtu tha se Partia Demokratike Shqiptare me dy aleatët e saj Partin për Veprim Demokratik dhe Bashkimin Demokratikë të Luginës kanë platformë politike dhe se synimi i tyre është bashkimi me Republikën e Kosovës.
Gjithashtu gjatë kësaj konference z.Mustafa bëri publike edhe dy shkresat e tyre drejtuar dy subjekteve politike PVD-së dhe LR-PDSH-së për marrëveshje koalicioni në zgjedhjet e parakohshme të 24 dhjetorit në mënyrë që mos të ketë mundësi qeverisjeje Alternativa për ''Mashtrim'' siq e thotë edhe vetë z.Ragmi Mustafa.
Partia Demokratike Shqiptare dhe kryesija e partisë dinë të menaxhojnë dhe si të punojnë për të mos dëmtuar kombin tonë në të mirë të gjithëve dhe në dëm të askujtë, kështu tha z.Ragmi Mustafa me përfundimin e kësaj konference.