Huawei lanson telefonin e ri të palosshëm, Mate XS, me 5G dhe ekran të përmirësuar

Huawei lanson telefonin e ri të palosshëm, Mate XS, me 5G dhe ekran të përmirësuar

Huawei njoftoi sot pajisjen e dytë të palosshme dhe pasardhësin e Mate X nga viti i kaluar, Mate XS.

Nga pikëpamja e dizajnimit, Mate XS duket i ngjashëm me Mate X por Huawei ka bërë disa ndryshime të rëndësishme për të përmirësuar më tej besueshmërinë e pajisjes.

Kur hapet, Mate XS përmban një ekran 8-inç, ndërsa kur është i palosur, pjesa e përparme ka një ekran 6.6 inç.
Brenda, Huawei ka përditësuar Mate XS me specifika më të fuqishme. Pajisja vjen me një procesor 7nm Kirin 990 5G i cili gjithashtu fuqizon Mate 30 Pro.

Posedon gjithashtu 8 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtje.

Huawei ka pajisur Mate XS me një sistem me katër kamera, SuperSensing Leica.

Kjo përfshin një kamerë parësore 40MP dhe një me kënd ultra të gjerë 16MP.

Ekziston edhe një kamerë telefoto 8MP f / 2.4 3x dhe një sensor ToF për zbulimin e thellësisë.

Falë modelit të palosshëm të pajisjes, mund të përdorni të njëjtin sistem me katër kamera për të marrë selfie.

Mate XS del në “tregjet globale” muajin tjetër për 2,499 €.