Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Federika Mogerini kërkon që Maqedonia të ndërtojë një kohezion të bredshëm kombëtar për anëtarësim në BE.
Ajo në një intervistë për NovaTv thotë se qytetarët e Maqedonisë kanë zgjedhur rrugën euro-atlantike të vendit dhe për këtë edhe duhet të angazhohen maksimalisht.
Mogerini ka deklaruar se qytetarët e Maqedonisë e duan anëtarësimin në BE dhe dëshirojë që ky process të jetë i pakthyshëm dhe i besueshëm për të cilin process ajo pret hapa konkret në muajt e ardhëshmë nga Maqedonia.
Ajo ka shprehur mbështetjen e saj të parezervë në bisedimet rreth kontestit të emrit dhe ka kërkuar nga pozita dhe opozita të të ndërtojnë një strategji kombëtare për zgjidhjen e problemeve me fqinjët.