Sot rreth orës 02:00, njësitet policore të stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.
Rasti ka ndodhur në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ku zyrtarët policor i janë përgjigjur një raportimi , se në atë lokal ka persona të armatosur, thuhet në komunikatën e Policisë së rajonit të Prishtinës
Pasi që zyrtarët policor kanë gjet dhe konfiskuar një armë zjarri, janë penguar nga tre persona të dyshuar. Të njëjtit nuk kanë përfillur zyrtarët policor dhe njëkohësisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit si dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë penguar zyrtarët policor që të ushtrojnë autorizimin dhe kompetencën e tyre.
Personat e dyshuar :
- M, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
- S, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
- M, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë arrestuar nga ana e policisë dhe po mbahen në qendrën e ndalimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve