Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka ka deklaruar se duhet të jesh shumë budalla që t’i besosh një zyrtari të Brukselit , pasi po duan që kryeministrin Kurti ta fusin në rrugë pa krye dhe të krijojnë marrëdhënie të ftohta mes Kosovë dhe Amerikës.
Zeka ka shkruar se dallimet me Amerikës dhe Brukselit për Kosovën janë shumë të mëdha, sipas tij nëse BE’ja e kish dashur Kosovën nuk e kish izoluar tash e 20 vite.
Sipas tij Kurti duhet ta dëgjon kërkesat e Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Austrisë që historikisht kanë qenë me shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë nga Zeka:
Dallimet e Amerikes dhe Brukselit per Kosoven
Ne raport me Kosoven, historikisht, perveç Gjermanise, Austrise dhe Anglise, pjesa tjeter e Europes, ose ka pasur qendrim neutral, ose ka qene ne anen e Serbise.
Ne anen tjeter, ShBA, gjithemone, vetem ne rastet kur ne i kemi rene bukes shqelem, kane qene ne anen tone. Deklarata e nje zedhenesi te Brukselit rreth gjoja “pershendetjes te vendimit te Kurtit per heqejen e pjeserishme te taxes” ka dy qellime: 1. Ta fuse Kurtin ne rruge pakrye. 2. Te krijoje ftoheje te mardhenjeve mes Kosoves dhe Amerikes.
Forte duhet me kane budalle me tri diploma me i besu asaje qe thote ai zyrtari i Brukselit. Me na dashte Brukseli nuk na kishe mbylle ne karentine qe 20 vite, bane be coronavirusin e kemi.
Qeveria nuk duhet me pase asnje dileme ne degjimin blanko te Amerikes, Gjermanise, Britanise se Madhe, dhe te gjithe atyre qe na mbeshtesin.