Organizata ''Astra'' mbanë fushatën ''Jam refugjat, jam emigrant, jam njeri''

Organizata joqeveritare Astra organizoi konferencë për media me rastin e përfundimit të kampanjës " Migrimi është në rregull, për njerëz bëhet fjalë".

Organizata joqeveritare "Astra" organizoi konferencë për media me rastin e përfundimit të kampanjës " Migrimi është në rregull, për njerëz bëhet fjalë".

Konferenca u mbajt në amfiteatrin e shtëpisë së kulturës  "Abdulla  Krashnica", ku në këtë konferencë pjesëmarrësit kishin mundësi të mësojnë më shumë për situatën aktuale në Serbi në lidhje me popullatën migruese, për rezultatet e fushatës, se sa dhe si ka ndikuar në ndërgjegjësimin e integrimit të emigrantëve në shoqërinë tonë.

Katarina Ivanovic kordinatore e organizatës "Astra", u shpreh se projekti ka pasur të bëjë me emigrantët e ardhur nga lindja e mesme si pasojë e konfliktit, ndërveprimin me ta, integrimin e tyre në shoqëri si dhe mbrojtja dhe  mënyrat e trafikimit të emigrantëve. Ajo poashtu raportoi katër raste të trafikimit të emigrantëve por pasi që numri është i vogël nuk mund të nxirret një raport apo analizë e saktë, si dhe trafikimi zakonisht ka filluar në vendet e tjera dhe është ndërprerë në Serbi.