Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një reagimi të ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë ku ata i referohen bisedës telefonike të kryeministrit britanez, Boris Johnson me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Në këtë reagim thuhet se kryeministri Johnson mbështet rifillimin e dialogut dhe ka përshëndetur heqjen e pjesshme të tarifave por se do të vazhdojë presionin për heqjen e plotë të tyre.
“Nga deklarata për media nga biseda telefonike e kryeministrit britanik Boris Johnson me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq: Kryeministri mbështeti rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifave të mallrave ndaj Serbisë dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bëjë presion për heqjen e plotë të tarifave”, thuhet në reagimin e ambasadës së BM.
Ndërkohë, dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka larguar pjesësisht taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe që përfshijnë lëndën e parë të importeve nga Serbia.