Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, urgjentisht duhet të investojë në Kullën e familjes Jashari, pasi aty janë themelet e lirisë tonë.
“Kulla e Jasharajve është urgjente. Ajo po rrëzohet dita ditës. Është me prioritet. S’ka ma prioritet në 10 vjetorin e pavarësie. Neve na rrezikohen simbolet e shtetit”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Rubikon të KTV-së.
Më tutje, ai ka thënë se qeveria do të marr vendim javën e ardhshme për ndarjen e mjeteve.