• E mërkurë / Jul-23 01:27
  • Kontakt

Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa uron 28 vjetorin e Referendumit të Luginës së Preshevës

Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa uron 28 vjetorin e Referendumit të Luginës së Preshevës

Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa ka uruar 28 vjetorin e Referendumit të Luginës së Preshevës përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë i z.Mustafa

Sot, njëzet e tetë vjetori i Referendumit të Luginës së Preshevës për “Autonominë politike dhe territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën” shënohet në kohën e riaktualizimit të tij, në procesin e marrëveshjes së mundshme midis Kosovës dhe Serbisë.

Zhvillimet rajonale dhe qasja e shtetit ndaj Luginës së Preshevës përgjatë këtyre njëzet e tetë viteve e vërtetojnë më së miri se sa i drejtë është vullneti popullor i shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

Andaj edhe mbeti referencë për politikën, shoqërinë e gjeneratat që do të vinë.

Respekt dhe mirënjohje për organizatorët, përgjegjësi dhe angazhim për jetësimin e tij.

Përkulje dhe falënderime të pafundme.
Riza Halimi, Ali Ahmeti, Shaip Duraku, Ibrahim Kadriu si dhe 96 delegatëve të Kuvendit për organizimin e Referendumit.