Ai ka thënë se opozita dhe prijësi i kësaj seancë, AAK-ja, konkretisht deputeti i kësaj partie Daut Haradinaj, nuk ka paraqitur asnjë projekt-rezolutë për taksën që do t’i paraprinte kësaj seance.
“Opozita nuk ka paraqitur opinion të përbashkët vetëm i kanë mbledhur nënshkrimet. Shtrohet pyetja çka po kërkon opozita mbajtjen apo heqjen e taksës 100%”, ka thënë me pas deputeti i VV-së.
Ai ka thënë se nëpër legjislatura Vetëvendosje ka pasur qëndrim të njejtë ndaj Serbisë, se duhet pasur reciprocitet. “Ne e kemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë dhe nuk kemi dilemë, por nuk e kemi të qartë se çfarë po kërkon opozita.”
“Duam reciprocitet tregtar, ekonomik, politik me Serbinë”, është shprehur Selimi duke thënë se “reciprocitetit do të thotë barazi, taksa do të thotë çmim”.
Selimi duke ju referuar AAK-së për ndryshimin e qëndrimit për demarkacionin tha se po të ishin në pushtet prapë do të kishin ndryshim në qëndrime.
Ai iu bëri edhe një pyetje deputetëve të opozitës.
“Cilit qëndrim të liderëve të juaj do të merrni parasysh, atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, apo PDK-së, Kadri Veselit, apo presidentit Hashim Thaçi”, tha ai duke shtu ar se qëndrimi i lidervë opozitarë është i ndryshëm pasi Haradinaj kërkon të mos hiqet taksa ndërsa Veseli dhe Thaçi po.
Selimi tha se kryeministri Kurti e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për reciprocitet të plotë me Serbinë.
“Nëse diçka e ka stopuar ndarjen e Kosovës janë protestat e opozitës së atëhershme”, tha Selimi.