Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka raportuar policinë, se një vajzë me lëndime trupore ka kërkuar ndihmë në atë institucion, e cila ishte rrahur dhe ishte përpjekur të përdhunohet nga një burrë nga Komuna e Preshevës, shkruan “Vranjske”.
Policia e Vranjës ka konfirmuar për “Vranjske” se ngjarja ishte raportuar në 24 shkurt, ku pjestarët e policisë shkuan në vendngjarje dhe intervistuan një vajzë 20-vjeçare, ku edhe Zyra e Lartë e Prokurorisë Publike ishte e informuar për gjithçka.
Megjithëse policia nuk ka dashur të japë më shumë detaje rreth këtij rasti, “Vranjske” zbulon se vajza nga Leskoci pësoi lëndime dhe u dërgua për trajtim të mëtejshëm në Vranje.
Ajo i tha policisë se një burrë nga fshati Raincë i Komunës së Preshevës, në orën 04:00h të pasdites, e priti ate në shkallët para restorantit ku po punonte dhe e tërhoqi me forcë në një makinë dhe u përpoq ta përdhunonte.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari u arrestua dhe i’u caktua masa e paraburgimit për tridhjetë ditë.