Arrestohen punonjësit e ''CIP'' si dhe pronari i kompanisë ''Vijator'' nga Presheva

Arrestohen punonjësit e ''CIP'' si dhe pronari i kompanisë ''Vijator'' nga Presheva

Divizioni Special Kundër Korrupsionit i Prokurorisë së Lartë Publike në Nish ka urdhëruar mbajtjen e punonjësve të CIP Beograd.

Personat e arrsestuar Mark K. mbikëqyrësi i Institutit të Transportit CIP, Nemanja R, koordinator të institutit në fjalë, gruas së tij Tatjana R,  pronarit të kompanisë "Vijator" Abdullah S. dhe pronarë të dyqanit “Elektrotim Amz” Beograd Zlatani Lj, raporton gazeta Blic.rs, transmeton Rtv Aldi.com.

Nemanja R. ka përdorur pozicionin dhe ndikimin e tij ku ka inkurajuar Mark K. të mbikëqyrë, si autoritet mbikëqyrës, situata të përkohshme dhe të përfunduara mbi punimet në Shkollën Fillore "Vuk Karaxhiq" në Preshevë, megjithëse këto punime nuk janë kryer në përputhje me projektin, për të cilin ata nga Abdulla S. kërkuan 1,200,000 dinarë si kontraktues.

Ai i pagoi paratë përmes faturave fiktive në llogarinë "Elektrotim Amz", dhe më pas paratë u tërhoqën nga ajo llogari nga Zlatan Lj. i cili mbajti pesë përqind për vete dhe pjesën tjetër ia dorëzoi bashkëshortëve Nemanja R. dhe Tatjana R. të cilët mbanin një pjesë të atyre parave dhe pjesën tjetër ia dorëzuan Mark K.

Linku nga Blic.rs