Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë bërë një aksion simbolik brenda Kuvendit të Kosovës, kundër heqjes së taksës 100 për qind.
Dy deputetët e AAK-së, Bekë Berisha dhe Gazmend Syla kanë vendosur në sallën e Kuvendit, pankarta ku shkruan “Serbia nuk kalon” dhe “Ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit”, transmeton Telegrafi.
Seanca e jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës është thirrur pikërisht nga AAK. Seanca ka filluar rreth orës 11:00 dhe është shoqëruara me debate të ashpra.