• E mërkurë / Jul-23 06:12
  • Kontakt

Veseli: Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës

Veseli: Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e vendit.

Lideri i opozitës, në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Kurti u  fsheh sot në seancën parlamentare pas deklaratave të paqarta duke mos  ofruar zgjidhje të pranueshme për sfidat me të cilat ballafaqohet  Kosova.

“Kryeministri Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës. Ai e  bëri të qartë këtë përsëri sot. Duke u fshehur pas deklaratave të  paqarta në Kuvend, ai nuk arriti të ofrojë ndonjë zgjidhje të pranueshme  për sfidat me të cilat përballemi. Në dialogun ndërmjet Kosovës dhe  Serbisë, ne duhet të ecim krah për krah me SHBA-të”, ka shkruar Veseli.