• E mërkurë / Jul-23 11:49
  • Kontakt

Berisha: Kurti po na lë pa taksë, pa reciprocitet dhe po i acaron marrëdhëniet me SHBA-në

Berisha: Kurti po na lë pa taksë, pa reciprocitet dhe po i acaron marrëdhëniet me SHBA-në

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë  se kryeministri Albin Kurti po gjunjëzohet në shumë drejtime, ngase  përveçse po e heqë taksën dhe nuk mundet ta vendosë reciprocitetin,  sipas tij, Kurti edhe po i acaron raportet me Shtetet e Bashkuara të  Amerikës.

Berisha ka theksuar Kurti përkundër se di të teorizojë mbi  strategjitë e taktikat shtetërore në politikën e jashtme, në praktikë ai  nuk ka dhënë rezultate.

“Albin Kurti, i cili dje teorizonte në Kuvendin e Kosovës për  strategjinë e taktikën shtetërore në politikën e jashtme, po gjunjëzohet  në shumë drejtime. Ai edhe po e heqë taksën, edhe nuk po arrin ta  vendosë reciprocitetin, po i acaron raportet me SHBA-në, aleatin më të  fortë të Kosovës!”, ka theksuar Berisha.

Ai ka thënë se me këtë qasje, Kurti po e rrezikon fundamentin e shtetësisë së Kosovës.

“Me këtë çasje të pa mend, kryeministri po rrezikon fundamentin e  shtetësisë sonë. As vetë nuk e kam besuar që Kurtit i mungon sensi  diplomatik deri në këtë masë!”, ka shkruar në Facebook, Berisha.