• E mërkurë / Jul-23 11:51
  • Kontakt

​Kurti flet për takimin Thaçi-Vuçiq në Uashington

​Kurti flet për takimin Thaçi-Vuçiq në Uashington

Kryeministri Albin Kurti tha sot se nuk ka qenë në dijeni për takimin  e presidentit Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq në  Uashington.

Kryeministri Kurti këto komente i bëri pas punëtorisë, organizuar nga Oda e Afarizmit.

Kurti mes tjerash tha se presidenti Thaçi para se të shkonte në SHBA  do të duhej të raportonte më Kuvend, e të zhvillonte takime me të për  unifikim të politikës së jashtme, e jo pasi i ka përfunduar ato.

“Unë nuk kam qenë në dijeni për këtë takim, vetëm jam në dijeni që  është interesuar të vijë në Kuvendin e Republikës. Besoj që para se të  shkojë është dashur të vijë në Kuvendin e Republikës. Para se të shkojë  është dashur të vijë te kryeministri i ri në mënyrë që të dakordohemi  për politikën e jashtme. Ne duhet të kemi një politikë të unifikuar të  jashtme si Kosovë. Është gabim që nuk ka ardhur në institucionet tona  para se të provojë dakordime me Serbinë”, tha ai.

Kurti ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë. Ai tha se njoftimit për  largim të tarifës në lëndën e parë për produktet e Serbisë, kjo e fundit  po i përgjigjet me intensifikim të fushatës kundër njohjeve të Kosovës.