Pompeo ia kërkon Vuçiqit kthimin në dialog dhe ia përmend anëtarësimin në BE

Pompeo ia kërkon Vuçiqit kthimin në dialog dhe ia përmend anëtarësimin në BE

Sekretari i shtetit, Mike Pompeo, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari Mike Pompeo ka postuar në Twitter një fotografi me presidentin e Serbisë pas takimit ku kanë diskutuar për kthimin në tryezën e dialogut me Kosovën dhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kënaqësi takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për rëndësinë e kthimit në dialog me Kosovën dhe reformat e nevojshme për të arritur synimin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ne jemi gati për të përkrahur të dyja çështjet”, ka shkruar Sekretari i Shtetit në Twitter.

Në SHBA ka qëndruar edhe presidenti i Kosovës i cili ka pasur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në takim morën pjesë i dërguari special i Amerikës në Kosovë-Serbi Richard Grenell dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Trumpit, Robert O ‘Brien.