• E mërkurë / Jul-23 11:53
  • Kontakt

Në Komunë të Bujanocit hapet zyrja për sipërmarrësit (Video)

Në Komunë të Bujanocit hapet zyrja për sipërmarrësit

Përfaqësues të odës ekonomike të serbisë kanë qëndruar gjatë ditës në Komunë të Bujanocit me ç'rast i kanë njoftuar bizneset lokale të cilët ishin prezent nga komuna e Bujanocit si dhe komuna e Preshevës për grandet që i jep qeveria e serbisë për bizneset ekzistuese si dhe start-up bizneset.

Kryetari i Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi tha se gjatë mandatit të tij ky është hapi i tretë, ku hapi i parë ishte bashkimi i bizneseve lokale, hapi i dytë hapja e zyrës së odës ekonomike në Komunë të Bujanocit si dhe hapi i fundit hapja e zyrës për sipërmarrësit, ku bizneset lokale mund të informohen rreth grandeve që i jep Republika e Serbisë, si dhe në këtë sportel do të kenë ndihmë në përgatitje të dokumentacioneve për aplikim në këto grande.

Ndërtimi i  i partneritetit publiko-privat  mes bizneseve private dhe vetëadministirimit lokal është qelësi i zhvillimit të Komunës së Bujanocit