• E mërkurë / Jul-23 11:50
  • Kontakt

Thaçi i shkruan Osmanit, i kërkon mbajtjen e seancës sot në orën 16:00

Thaçi i shkruan Osmanit, i kërkon mbajtjen e seancës sot në orën 16:00

Pas shkresës së djeshme që Sekretari i Presidencës së Kosovës i ka  dërguar Sekretarit të Kuvendit të Kosovës, ku Kuvendit i është kërkuar  organizimi i një seancë parlamentare që presidenti
Thaçi t’u drejtohet deputetëve për vizitën dhe takimet e tij të fundit  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot edhe vetë presidenti Thaçi i  është drejtuar me një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, Vjosa  Osmani.

Thaçi e ka njoftuar Kryetaren e Kuvendit se në pajtim me nenin 84 të Kushtetutës kërkon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Osmani që të bëhen përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e kësaj seance, sot në orën 16:00.

Deri më tani, Kuvendi ende nuk i është përgjigjur asnjërës prej shkresave të Presidencës.