• E mërkurë / Jul-23 12:01
  • Kontakt

SHBA në mbështetje të NATO-s, karvani i parë ushtarak amerikan udhëton nga Gjermania për në Poloni

SHBA në mbështetje të NATO-s, karvani i parë ushtarak amerikan udhëton nga Gjermania për në Poloni

Makinat e para ushtarake amerikane, që përmbanin ushtarë nga  ekipi luftarak i Brigadës së II-të të blinduar, Divizioni i 3-të i  Këmbësorisë, u largua nga Hagenow, Gjermani, dhe kaloi kufirin midis  Gjermanisë dhe Polonisë në vendkalimin kufitar të Kołbaskowo.

Karvani, i cili përfshinte automjete të tilla si Humvees, kamionë luftarakë dhe shumë mjete tjera, po merr pjesë në ushtrimin DEFENDER-Europe 20.

Për të mos pasur bllokime në trafik, automjetet ushtarake dhe pajisjet zakonisht lëvizin natën.

DEFENDER-Europe 20 tregon aftësinë e ushtrisë amerikane për  të vendosur me shpejtësi një forcë të madhe të besueshme luftarake nga  SHBA-të në Evropë për të mbështetur NATO-n dhe t’i përgjigjet një krize.

Pasi të jenë të gjithë në Evropë, anëtarët e shërbimit amerikan do të  përhapen në të gjithë rajonin për të marrë pjesë në ushtrime të  ndryshme vjetore me aleatët dhe partnerët amerikanë.