• E mërkurë / Jul-23 11:54
  • Kontakt

Thaçi: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, shënon rikthim e fuqishëm të SHBA-së në dialog

Thaçi: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, shënon rikthim e fuqishëm të SHBA-së në dialog

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka  folur për takimet e tij që ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës.

Thaci ka raportuar edhe për takimin ndoshta më të rëndësishëm të  kësaj vizite, atë me Robert O’Brien, Këshilltar për Siguri Kombëtare i  Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, edhe në këtë takim theksi ishte tek gjasat për arritjen e  një marrëveshjeje përfundimtare paqësore dhe roli qenësor i Uashingtonit  në këtë proces.

“Me ftesë të Ambasadorit Riçard Grenell, i Ngarkuari Special i  Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe të Serbisë, dhe në  prezencë të Robert O’Brien, Këshilltari për Siguri Kombëtare i  Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jam takuar me  Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka shtuar ai.

Thaçi shtoi se ky takim ishte i veçantë për disa arsye.

“ E para, shënon rikthimin e fuqishëm të SHBA në procesin e arritjes  së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Të gjithë kanë kërkuar që SHBA  të merr pjesë në këtë proces. E dyta, takimi shënon gatishmëri për të  vazhduar dialogun pas një stagnimi për një vit e më tepër dhe e treta, e  lehtëson apo e bënë më të afërt arritjen e marrëveshjes”, ka thënë  Thaçi.

Ai ka shtuar se tashmë ka mbetur që të bëhet edhe hapi i fundit për  përmbylljen e plotë ndërkombëtare të shtetësisë sonë, e ai është  anëtarësimi në Organizatën e Kumbeve të Bashkuara.