• E mërkurë / Jul-18 04:58
  • Kontakt

Mungesa e fondeve anulon shumë aktivitete për 10 vjetorin e pavarësisë

Janë anuluar shumë aktivitete të cilat ishin paraparë të mbaheshin për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Mësojm se arsyeja e anulimit të këtyre aktiviteteve është mungesa e fondeve.

Kjo pasi Qeveria nuk e kaluar vendimin për anashkalimin e procedurave të prokurimit ndërsa koha është e pamjaftueshme për ndjekjen e procedurave të rregullta.

Vlen të theksohet se edhe pse vetëm dhjetë ditë na ndajnë nga shënimi i dekadës së parë të pavarësisë së Kosovës, institucionet e vendit deri më tani nuk kanë bërë të ditur nëse ndonjë prej liderëve të shteteve të fuqishme apo figurave të rëndësishme ndërkombëtare e ka konfirmuar pjesëmarrjen në festën e 17 Shkurtit.