• E mërkurë / Jul-23 11:53
  • Kontakt

Veseli i përgjigjet letrës së Kurtit: Shpreh shqetësimin për kursin anti Amerikan të qeverisë Kurti

Veseli i përgjigjet letrës së Kurtit: Shpreh shqetësimin për kursin anti Amerikan të qeverisë Kurti

Kryetari  i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ia ka kthyer letrën  kryeministrit Albin Kurti i cili para pak ditësh ka kërkuar ta takoj për  të diskutuar për dialogun, programin qeverisës, sfidat në  shtetndërtimin demokratik, zhvillimi socio-ekonomik.

                                                                                                                

Në letrën që Veseli ia ka kthyer më 3 mars  Albin Kurtit, Veseli citohet ti ketë thënë se e mirëpret ta takoj në  selinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar për fuqizimin e  pozicionit të Kosovës përballë Serbisë, por Veseli i ka shprehur  shqetësime Albin Kurtit për qëndrimet anti amerikane të tij.

“Shpreh shqetësimin tim me mungesën e qëndrimeve tuaja të qarta dhe  të paqëndrushme përballë Serbisë dhe kursit konfrontues me aleatin tonë  strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në  letrën e liderit të PDK-së Kadri Veseli dërguar kryeministrit Albin  Kurti.

Më tutje në këtë letër të Veselit thuhet se Kosova, jo vetëm sot, por  edhe më parë, ka pasur dhe ka nevojën e dakordimeve të spektrit  politik, sidomos për çështjet e rëndësisë nacionale.

“Por, të ftosh në takim konsultues dhe nga ana tjetër të marrësh në  të njëjtën ditë vendime të njëanshme, kjo nuk i ndihmon nevojës së  konsensusit nacional për temat që më keni ftuar në takim.

Edhe njëherë, për hir të transparencës, edhe për hir të respektimit  të hierarkisë institucionale, çështjet që keni kërkuar t’i flasim, si  programi qeverisës, sfidat në shtetndërtimin demokratik, zhvillimi  socio-ekonomik, konsideroj se e kanë vendin për debat në Kuvendin e  Republikës së Kosovës. Ndërsa, për tema të tjera, si politika e jashtme  dhe se si ta forcojmë Kosovën përballë Serbisë, është i domosdoshëm  bashkëpunimi dhe konsensusi nacional. Jam i gatshëm në çdo kohë t’ju  pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kurdo që ju të keni  dëshirë për takim. Por po ashtu, edhe unë, në çdo iniciativë që do të  ndërmarr në interes të vendit, do të ju drejtohem dhe vij për takim me  Ju si kryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në  letrën e Veselit.