Tentim vrasje, arrestohen dy persona në Mitrovicë

Të mërkurën Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar për vepër penale ‘vrasje në tentativë’.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një person të lënduar që kishte kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku më pas bëhet e ditur se i lënduar kishte mbetur viktima B. R., ku sipas mjekut lëndimet i kishte nga një mjet i mprehtë, dyshohet të jetë thikë.

Në bazë të të dhënave të para të siguruara Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar dy të dyshuarit N. A., dhe A. S., të cilëve pas procedurave intervistuese u është caktuar masa e ndalimit policor.

Nga hetimet e para të zhvilluara bëhet e ditur se incidenti ndërmjet dy të dyshuarve dhe viktimës ishte si rrjedhojë e një mosmarrëveshje të çastit.

Rasti po hetohet me elemente të veprës penale ‘vrasje në tentativë’.