Deputetja australiane rrëfen në mes të Parlamentit “historinë traumatike” të fëmijërisë

Deputetja e Australisë, ka thënë se nuk është e sigurt nëse i lejohet ligjërisht të ulet në parlament pasi ajo është braktisur nga nëna e saj...

Deputetja e Australisë, ka thënë se nuk është e sigurt nëse i lejohet ligjërisht të ulet në parlament pasi ajo është braktisur nga nëna e saj qysh në moshën gjashtë vjeçare.

Susan Lamb, nga Partia Laburiste e opozitës,  është duke e shqyrtuar nëse ajo është shtetase e dyfishtë – një status që është i ndaluar për deputetët australianë.

Në një fjalim emocional, Lamb tha se  për shkak të “historisë traumatike” të fëmijërisë së saj ajo nuk mund të merrte letrat kryesore.

Ndërsa sipas një ministri, kualifikimi i saj mbetet të diskutohet.

Mes lotësh, Lamb tha se nëna e saj e kishte dërguar një ditë në shkollë dhe më nuk është kthyer.

“Unë nuk e di se çfarë po ndodhte në jetën e nënës sime … Nuk e di se çfarë po ndodh as tash në jetën e saj.”